Balliu: Unë s’rri t’i bie samarit, por gomarit dhe ai është Rama

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen e Unazës së Re, ku në akuzës është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. ky i fundit në një dalje për mediat, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, sipas së cilëve u ka shembur shtëpitë qytetarëve, për t’ua dhënë oligarkëve.

“Janë pallatet e pushtetarëve, të gjithë oligarkia e këtij, nuk është çështje e një oligarku, janë me dhjetëra, nuk rri të bie samarit, po i bie gomarit dhe ai është RAMA. shtëpia e qytetarëve janë rrënuar vetëm për të bërë pallate dhe kulla të oligarkëve, ky njeri duhet ta dini dhe këtu do jemi, e ka për plan përkeqësimin e pandemisë, e ka program që të mos merret me pandemisë se është në koalicion me koronën që të mbyll Shqipërisë dhe të vjedh institucionet, shtëpitë janë të qytetarëve dhe jo të bëjnë ca të duan. Ne sot kërkojmë që ata që kanë vjedhur të futen në burg, qeveria po shkel çdo lloj lloj dhe çdo lloj norme, në nuk e kemi më as për nevojë politike, por largimi i Ramës është detyra më e madhe, rreziku më i madh. PD do u jap lekët kokërr më kokërr dhe do ua vlerësoj me çmim tregu shtëpinë. Kanë vetëm interesin e tyre dhe jo të Shqipërisë, ai ka rrugën vetëm te 313”, tha Balliu.

Loading...