Bamir Topi: Ja si do të veproja unë, për mosdekretimi i Cakajt

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar përplasjen Rama-Meta, pasi kreu i shtetit nuk dekretoi si ministër të Jashtëm Gent Cakën. Topi ka treguar në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit se si do të vepronte ai nëse do të ishte në vendin e Ilir Metës.

“Në vend të Ilir Metës, pavarësisht nga respekti që kam për shqiptarët në të gjitha trevat, do të kisha preferuar një ministër të Jashtëm nga territori i Shqipërisë”. ka theksuar se po të ishte president, do të zgjidhte një ministër të Jashtëm nga Shqipëria

‘Gabimi më i madh është se për çështje të rëndësishme mungon komunikimi dhe dialogu. Kryeministri duhet të vijojë një dialog me kreun e shtetit. Diplomacia ka rregulla të përcaktuara. Ambasadorët nuk quhen të qeverisë, por të Presidentit. Institucionet duhet të kenë një komunikim konfidencial pa i nxjerrë në pazarë gjërat. Është ekstreme”, u shpreh Topi.

BalkanWeb

Loading...