Recetë shumë e thjeshtë që mund të serviret si një ëmbësirë e lehtë pas një dreke ose darke. Ju këshillojmë që bananet t’i merrni jo shumë të pjekura. Nëse janë disi jeshile, akoma më mirë.
Përbërësit
2 kokërr mollë
4 copë banane (mesatare)
45 gr gjalpë
5 cl rum
100 gr sheqer kaf
Përgatitja
1
Qëroni bananet dhe pritini me njëfarë këndi. Në të njëjtën kohë, pastroni mollët dhe pritini edhe ato në feta.
2
Në një tigan shkrini gjalpin dhe hidhni sheqerin që të skuqet dhe trazojeni vazhdimisht, në mënyrë që të mos digjet.
3
Në momentin që sheqeri ka shkrirë dhe ka marrë një ngjyrë disi të kuqe, atëherë shtoni bananet dhe mollët.
4
Me kujdes kur t’i ktheni në mënyrë që të mos u prishet forma që kanë. Kthejini në anën tjetër, shtoni rumin dhe lërini derisa ai të avullojë. Pjata është gati.
Banane dhe Mollë të skuqura
Loading...