Banda italo-shqiptare del para gjykatës(emrat)

Disa anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal italo-shqiptar janë paraqitur sot para gjykatës së Romës për të kërkuar heqjen e masën e arrestit ose letësimin e saj.

Sipas mediave italiane, 13 personat, mes tyre edhe 5 shqiptarë janë nën hetim për dy vitet e fundit për veprat penale të kërcënimeve dhe shantazheve dhe atentateve me zjarrvënie të qëllimshme.

Këta persona dyshohet se përmes shantazheve dhe presioneve të vazhdueshme kanë arritur t’ju imponohen “viktimave” duke marrë nën kontroll pastaj disa aktivitete tregtare në fushën e lokaleve të vallëzimit, por edhe tek dyqanet e argjendarive.

Grupi i të arrestuarve, i cili dyshohet se ka kryer të gjithë këto aktivitete ka dalë sot para gjykatëses, Flavia Costantini në Romë.

Sipas mediave italiane, mes të arrestuarve janë edhe 5 shqiptarët, të cilët janë identifikuar së bashku me aktivitetet që ata kanë kryer.

Shqiptari Ismail Rebeshi, 36 vjeç mbante postin e manaxherit të një salloni makinash si dhe një lokali nate në Viterbo. Ai qëndron në burg që nga 26 nëntori për trafik droge.

Gjithashtu edhe dy vëllezërit Spartak e Shkëlzen Patozi, 31 e 34 vjeç, të dy punëtorë, vijojnë të mbahen në burgjet e Arezzos dhe në Viterbo. Ndërsa dy të tjerët Sokol Dervishi dhe Gazemir Gurguri kanë dalë sot para gjykatës, ndërsa edhe ata ishin punëtorë.

Loading...