Bandat shqiptare ‘pushtojnë’ Ekuadorin, Hoxha: ‘Shqiptarët kanë arritur në nivele të larta’

Gazetari Artan Hoxha, duke folur sa i takon udhëtimit të tij të fundit në Ekuador, solli në vëmendje ekspozimin e bandave shqiptare dhe lidhjet e tyre me trafikantët e mëdhenj të drogës në këtë shtet.

I ftuar dje në një studio televizive, ai tha se disa nga bandat kriminale shqiptare, janë arritur sipas tij nivele “ të larta”, porse tani janë bërë faktor në lidhje me krimin elitar atje. “Së fundmi dy nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend janë gjetur emra shqiptarë.
Në arrestimin e fundit të trafikantit më të madh të trafikantit të Ekuadorit njeriut me nofkën Gato, gjatë kontrollit të vilave të tij, është gjetur në njërin nga shtëpitë e tij shqiptari nga zona e Fierit, Artur Rrapaj.

Episodi i dytë atje ka shpërthyer një skandal atje, mediat akuzojnë presidentin e Ekuadorit, Guillermo Lasso, i cili akuzohet se kishte njohje me shqiptarët dhe se është korruptuar nga mafia shqiptare, janë ndihmuar për të përdorur trafikun e narkotikëve dhe po ashtu për të krijuar biznese të ligjshme, për të mbuluat paratë nga trafiku i narkotikëve.

Personazhet që janë përmendur deri tani është rasti i Dritan Gjikës, qe sot është një biznesmen, që njihet për tregtinë e bananeve, ai akuzohet për evazion fiskal. Pra deri para një viti shqiptarët atje përmendeshin për vrasje atje, tani janë faktorë të lartë në botën e krimit”, deklaroi Hoxha.

Loading...