Banesa e Sandri Qipros më e vjetra e trashëguar në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit(foto)

Banesa e Sandri Qipros, monument kulture i kategorisë I, është një nga banesat më të vjetra të trashëguara në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

Banesa e Sandri Qipros, ndodhet në lagjen e Burimave, në qytetin e Pogradecit dhe është një nga banesat më të vjetra që trashëgohet në këtë qytet.

Në këtë banesë ka përfunduar restaurimi i fasadës dhe konsolidimi i murit për ta shndërruar atë në një destinacion të denjë për vizitorët e huaj dhe vendas.

Projekti parashikon restaurimin e fasadave, ribërja e suvasë, konsolidimi i suvasë ekzistuese.

Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture”, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese. /atsh

Loading...