Sipas BSH-së, rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.
Monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2013.
Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.
Nisur nga 25 qershori 2019, monedha metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme./atsh