Banorët e Astirit: “Do të rezistojmë deri në vd.ekje”

Banorët e zonës së Astirit janë grupuar ditën e sotme për të mbrojtur banesat e tyre, pasi IKMT ka paralajmëruar se do të ndërhyjë për të shembur banesat e tyre, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Megjithëse ende nuk kanë mbërritur forca policie dhe përfaqësues të IKMT-së, banorët janë mobilzuar me shkopinj në duar për të mbrojtur banesat e tyre.

Njëri nga banorët në një intervistë, u shpreh se do të rezistojnë deri në vdekje për të mbrojtur pronat e tyre, ndërkohë që shprehet se qeveria mund tu japë zgjidhje me dialog.

“Këto nuk duan zgjidhje, këto duan përballje me qyetarët e pafajshëm. Kush ka gjë në dorë për të ndaluar këto kriminela të reagojë. Këtu duan që ti hapin rrugë kullave që do të shitet 5000 euro metri. I bëj thirrje segmentit të policisë së shtetit mos u afroni tek ne. Kemi 1 vit që jemi dhunuar na kanë torturuar.

Këta po vijnë tek ne që do të na dhunojnë. Ne duam zgjidhje duam dialog, nuk jemi kundër projekteve për zhvillim. Sot nuk pritet nga banorët e Unazës së Re asgje. Ne jemi në pronat tona.

Nuk mundesh të shkelësh të drejtat e njeriut. Ne jemi krenar që qendruam para këtyre banditëve. Edi Rama pushtetin e ka ndarë me kriminelët. Ne kërkojmë zgjidhje dhe dialog. Ne do rrezikojmë deri në frymën e fundit. Jemi të vendosur deri në vdekje.”- u shpreh njeri nga banorët.

Loading...