Banorët e Astirit: “Vetëm kështu, të bashkuar mund t’a mbrojmë pronën. Jetën na e ka dhënë zoti, pronën e mbrojmë vetë”

Banorët e “Unazës së Re” ende edhe sot vazhdojnë qëndrimin e tyre, duke kundërshtuar me forcë projektin i cili synon të prishë një pjesë të madhe të objekteve në zonë .

Të mbështetur nga ish-deputet banorët prej 6 muajsh dalin në rrugë duke mbajtur kështu një protestë simbolike, e cila tashmë është kthyer në qëndresë.

Ditën e sotme për herë të parë ka qënë së bashku me banorët dhe ish-deputeti Fatmir Mediu, i cili inkurajoj protestuesit për të mos e lënë kauzën e tyre në mes.

Ndërkohë që njëri nga banorët është shprehur:

“Të gjitha këtu janë bërë si historit me Belulin. Vetëm kështu, të bashkuar mund t’a mbrojmë pronën. Jetën na e ka dhënë zoti, pronën e mbrojmë vetë. Përvec fyerjeve dhe ofendimeve, politikanët harrojnë që jemi dhe votues. Por nga tani ta harroni që mund të hyni në Unazën e Re për vota.

Dhe që ta dini qeveria serbe është sjellë më mirë me kosovarët sa po sillet qeveria me në.

Këtyre qeveritarëve u duhen tokat tona që ne e kemi blerë me para, dhe nuk e kemi pushtuar. Ata kujtojnë se na friksojnë kur thonë burg, por që në fillim ne i kemi thënë burgut hapaur vetë.

Por t’a dinë, nëse nuk zgjidhet problemi jonë deri në 30 qershor, asnjë kuti votimi nuk do të vendeset në Unazën e Re.

Ne i kërkojmë vemjes së bashkisë, zgjidhje dhe jo zgjedhje.”

Ndërkohë që si gjithmonë fjalën e ka marrë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, I cili ndër të tjera ka theksuar se gjatë Samiti të Berlinit më shumë lobonte Rama që kosova të heq taksën se sa lobonte Vuçiç.

Loading...