Banorët e ish-zonës së Kombinatit, kanë dalë në protestë: ‘Po na prishën shtëpinë, do iu prishim të tyren’

Banorët e ish-zonës së Kombinatit, kanë dalë në protestë për shkak të vendimit që u është bërë me dije ditët e fundit me anë të një shkrese, ku thuhet se banesat e tyre do të shemben me qëllim për të ndërtuar banesa sociale për të prekurit nga tërmeti.
Sipas banorëve, kjo është e kundraligjshme, ndërsa vendimi u është bërë me dije momentin e fundit. Ndër të tjera, ata theksojnë se nuk do të heqin dorë nga banesat e tyre, duke paralajmëruar madje personat që do tentojnë të prishin objektet e tyre se nëse bëjnë diçka të tillë do bëjnë të njëjtën gjë edhe me objektet e këtyre të fundit.

Kujtojmë se një zonë e rrugës “5 maj”, është projektuar për t’u shembur në funksion të rindërtimit, por banorët shprehen se shtëpitë e tyre nuk kishin pësuar dëmtime gjatë tërmetit, ndërsa theksojnë se i kanë të legalizuara, pasi i kanë ndërtuar me shumë mund prej 20 vitesh.

“Po më preke këto, shtet a zot a kushdo qoftë nuk i kam marrëdhëniet mirë me ta. Rama, Veliaj t’i vënë gishtin kokës. Nëse dikush vjen e më shkatërron pronën nuk mendoj më se çfarë humbas, por ëfarë do shkatërroj. Po më prishët shtëpinë, do u prish shtëpinë. Do bëj më të keqen e mundshme. Ai që vjen të prishë shtëpitë, qoftë Edi Rama apo Erion Veliaj, të gjithë nëse kanë fëmijë e mbesa, ta mendojnë mirë se nuk e lë me kaq.”-ka thënë një banor për Fax Neës.

“Ai është edhe frikacak në rradhë të parë. Se po të kishte qenë ashtu do kishin dalë një 10 mijë veta që i bëjnë gropën. Por, ai është frikacak dhe i nxjerr veçmas muaj për muaj për banesa të ndryshme. Ka edhe njerëz të pashkollë që i mashtron. Ata nuk e dinë se po firmosin një akt dhurimi.”-tha një tjetër banor.

Loading...