Në protestë janë përfshirë sot, edhe banorët që u prekën nga ndërtimi i rrugës Tranballkanike në Vlorë. Ata kanë protestuar para bashkisë së qytetit pasi ende nuk kanë marrë shpronësimet. Edhe pse prej 6 muajsh është marrë konfirmimi nga ministria e Infrastrukturës,familjet ende nuk kanë marre paratë.
Shtëpitë e tyre janë shembur para tre vitesh kur u nisi edhe projekti për ndërtimin e rrugës Transballkanike.
Banorët deklarojnë se janë me dokumentacion të rregullt dhe zgjidhjen e tyre do ta kërkojnë edhe në Tiranë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia e Vlorës.
Loading...