Gjatë spektaklit të mbrëmshëm ishte parashikuar të eleminohej njëri nga banorët e nominuar.
Katër konkurentët e rrezikuar u votuan nga publiku përgjatë ditëve të kaluara.
Ai që siguroi numrin më të vogël të votave ishte Arditi por një rastësi e bukur e fatit i siguroi atij rikthimin në lojë.
Kjo gjë nuk mund të kalonte pa komentuar nga banorët të cilët analizuan vendimin e Arditit por gjithashtu edhe reagimin e banorëve para dhe pas rikthimit të tij.
” Sapo u eleminuan çfarë nuk thanë për të, kur u rikthye shkuan t’i hidhen në qafë“,- tha Fifi.
Nga ana tjetër Monika shtoi se nëse edhe ajo ka “biletën e kthimit” nuk do të pranonte të rikthehej në lojë.
“Nuk do kthehesha! Banorët nuk më duan, publiku nuk më do, kështuqë është e kotë të kthehesh“, -tha ajo.