Prej disa ditësh Donaldi dhe Arjola kanë qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Aktori i humorit gjithashtu ka pasur debate edhe me Ilirin. Donaldi ka qenë në një situatë të vështirë me ngjarjet në Big Brother, por nga jashtë ka mbështetje maksimale dhe i pari në listë është vëllai.
Nisur nga ato që po ndodhin, Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunjë për disa nga personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.
”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. i ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. as nuk lu fton me të, as nuk merret me të fare. thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në postim. Reagimet vijnë pas së premtes, ku Donaldi pati sërish debate me Arjolën dhe Ilirin.