Tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë të cilën kanë dalë sot në protestë pas vendimit të ARRSH që rruga e Rinasit do të jetë vetëm me një kah.
Ata kane bllokuar aksin rrugor dhe kane thene se ky vendim i ka izoluar fshatin e tyre. Sakaq, kane mberritur dhe forcat e FNSH-se per te qetesuar situaten.
“Protestojmë se na kanë izoluar, na kanë bllokuar nëpër shtëpia”,- tha nje prej banorëve
“Fshati Rinas eshte i bllokuar komplet s’kemi asnje rruge tjeter me shku ne varreza, neper shkolla. Ne e kemi marre vesh pardje jane vene tabelen atje perpara”, tha nje tjeter banor i zones qe ka dale ne proteste.
Ata deklarojne se protesten e kane planifikuar sot nga ora 10:00 deri ne oren 12:00, “do bllokojme rrugen ketu tek vendi qe ne e quajme Kthesa Ekonomike. Neser na keni ketu nga 6 ore, deri sa te hiqen tabelat. Ne kena ardh me duar ne xhepa nese nje nga banort e Rinasit do preket me dore keni per ta pare se kush jane banoret e Rinasit”, tha nje nga protestuesit.
Ja vendimi i ARRSH pak dite me pare
Njoftim‼️
Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.
Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.