‘Banori inteligjent’ çon një person në nominim: Monika, Arjola apo Beniada?

Banori inteligjent i shtëpisë së Big Brother është zgjedhur Einxhel. Ajo është vënë para një zgjedhje të papritur.

Banorët kanë votuar në kategorinë surprizë për emrat e banorëve që rrezikojnë të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Emrat janë Monika, Arbri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës.

Ajo zgjodhi që Monika të dalë në nominim për javën e ardhshme, ndërsa pritet për tu parë se me cilët banorë do të shkojë në televotim.

Loading...