Banorja e Astirit: “Më ka bërë polica nishan, më kanë hedhur 5 metra një policë, të tjerët më kanë hequr zvarrë, dhe flokët e kresë më kanë ngre”

Është 66-vjeç dhe mëngjesin e sotëm doli në rrugë dhe u përballë me policinë, për të mbrojtur banesën e saj, e cila është bërë shkak që nga vendi ti largohen djemtë me nuset dhe me fëmijët.

Në një rrëfim për Fax news, e moshuara në zonën e Astirit tregon se kjo është një nga ditët më të zeza të jetës së saj, dhe një skenë të tillë se ka parë as në kohë kur Serbia ka sulmuar Kosovën.

“Më ka bërë polica nishan, më kanë hedhur 5 metra një policë, të tjerët më kanë hequr zvarrë, dhe flokët e kresë më kanë ngre. Veç kam pa kur ka sulmuar Serbia Kosovën ça bëri Edi Rama me ne. U bëra 66 vjeçe dhe kurrë se kam parë këtë situatë.

Kemi 30 vite që paguajmë taksa, në vendin tonë, sjemi tu gjet derman në shtetin tonë. Në shtete të huaja njerëzit po jetojnë për sëmbari, fëmijët e mi kanë ikur me gomone.

Kam mbetur me plakun vetëm në shtëpi, ene një vajzë, djemtë me nuset dhe me fëmijët kanë ikur jashtë shetit për këto shpija. Edhe dritën se kam ndezur se thoja që ata janë në terr, dhe unë të jem të terr”, shprehet mes lotësh e moshuara.

Loading...