Barack Obama: Ja urimi i veçantë që i bënë bashkëshortes për ditëlindje

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 55-të. Mes shumë urimesh nga të afërm, miq dhe adhurues, nuk mund të mungonte një urim edhe nga bashkëshorti i saj Barack Obama.

Fotoja që ka zgjedhur ish-presidenti SHBA-së është realizuar në qytetin Mombasa të Kenias, në vitin 1991, i njëjti vit kur ata u fejuan.

Ish-Zonja e parë u përgjigj në postimin e të shoqit duke i falënderuar të gjithë për dashurinë e ofruar për ditëlindje dhe duke thënë se ajo është krenare për rrënjët e saj të Jugut, partnerit dhe vajzave, dhe çdo kthesë të paimagjinueshme gjatë këtyre 55 viteve.

“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe për dashurinë e ofruar. Ju dua të gjithëve. Jam shumë krenare për rrënjën e mia nga jugu, për partnerin tim, për vajzat e mia dhe për cdo kthesë të paimagjinueshme gjatë këtyre 55 viteve. Mezi pres të shoh se çfarë na pret në të ardhmen”- shkruan Michelle Obama.
(BalkanWeb)

Loading...