Barazimi me Poloninë do të ishte rezultati më i drejtë, ja si mund të kualifikohemi në Europian

Zëvendës trajneri i Dinamos, Luan Pinari ishte i ftuar në emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai komentoi ndeshjen Poloni-Shqipëri, si dhe foli për performancën e futbollistëve. Ndër të tjera Pinari tha që Kombëtarja ka shpresë të kualifikohet nëse arrin të mposhtë Poloninë në ndeshjen që do të zhvillohet në Tiranë dhe Çekinë në dy ndeshjet.

“Pash një ndeshje të mirë, por në fund nuk arritëm të marrim asnjë pikë. Vazhdojmë të vuajmë dhe u ndëshkuam me gol, nuk shfrytëzuam rastet për të shënuar, është për të ardhur keq. Pritej që ndeshja e parë të ishte pozitive, loja kishte përmirësime, edhe pse me mungesa. Ka ende gjëra që mund të rregullohen nga ana teknike. Humbja e Polonisë ndaj Çekisë i dha shpresë që të luante më fort ndaj nesh. Ne duhet të fitojmë patjetër kur të luajmë me dy ekipet.

Trajneri Silvinjo me mungesat e shumta ka bërë më të mirën. Asani bëri një perfomancë të mirë, pësuam një gol naiv, me një përqëndrim më të madh dhe me kujdes mund ta shmangnim. Ata janë lojtarë profesionistë dhe ka punuar me këta lojtarë. Ne nuk e pësuam golin nga një aksion, por nga një goditje standarte. Iu treguam të gjithëve që mund të përshtatemi me disa skema.

Me atë që dhanë në fushë barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, trajneri e di shumë mirë se kur duhet të ndërhyjë. Na duhej dhe pak fat për të shmangur humbjen, fati ishte me Poloninë mbrëmë. Bajrami është i mirë, bën diferencën në fushë, ndoshta mund të ishte që nga minuta e parë në fushë. Ndoshta mund të kishte ndërhyrë më shpejt Silvinjo. Mihaj mu duk me personalitet. Duhet të luajmë shumë mirë dhe ndeshjet e ardhshme, të rritet Mihaj dhe lojtarët e tjerë.

Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, më surprizoi bëri diferencën, është një armë plus për Kombëtaren tonë. Polonia na mundi përmes portierit pasi ai është në formë shumë të mirë. Ne duhet të fitojmë ndaj Polonisë dhe Çekinë. Moldavia është e rrezikshme, tregoi që mund të marrë pikë. Nëse do të mposhtim në të dyja ndeshjet Çekinë dhe Poloninë kemi shumë shpresë për në të shkuar në Euro 2024”, deklaroi Pinari.

Loading...