Barbara Dini përlot me dedikimin rrëqethës për vëllain në ditën e lindjes së tij: Koha kalon e malli shtohet!

Barabara Dini ka rikujtuar sot vëllain e saj, tashmë të ndjerë, Ergi Dini. Ai do të festonte sot 27 vjetorin e lindjes dhe këngëtarja ka postuar një foto të vëllait, duke i dedikuar disa fjalë zemre.

Ajo shkruan se Ergi është çdo ditë në mendjen dhe zemrën e saj.

“Nuk ka moment qe nuk te kam ne mendje…koha kalon,malli shtohet e fjalet pakesohen sepse nuk kane me vlere”.

“Sot eshte dita jote e lindjes,do beheshe 27 vjeç!Nuk gjej dot fjale ta shpreh se sa shume mall kam per ty Ergi!Nuk ka moment qe nuk te kam ne mendje…koha kalon,malli shtohet e fjalet pakesohen sepse nuk kane me vlere…Festo me engjejt,engjelli im, ,dhimbja ime me e madhe”, ka shkruar Barbara Dini.

Loading...