Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është rikthyer pas në kohë te tërheqja e padisë së kryeministrit Edi Rama ndaj gazetës gjermane “Blid” që publikoi përgjigjet.
Teksa ka publikuar një video të shkurtër nga këto përgjigje, Bardhi shprehet se arsyeja e vërtetë se përse Rama është tërhequr nga kjo padi, nuk është se “ka menduar se nuk ka më motiv”, por sepse pranon se ka vjedhur zgjedhjet.
“Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!”, shkruan Bardhi.