Bardhi: Rama i keqpërdori mësuesit për pushtet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, hodhi poshtë si të pavertetë deklaratën e kryeministrit Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij shkollat dhe mësuesit u hoqën nga kthetrat e politikës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi sjell deklaratën e sotme të Ramës me pjesë nga përgjimet e dosjes 184, kur deputetët kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna.

“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollove në celula të partisë në pushtet. Faktet në video janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës”, shprehet Bardhi.

Loading...