Bardhi: Viktimë e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, duke thënë se ky i fundit nuk pranon të merre me vjedhjen e madhe të votave.

Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Sipas Bardhit detyra e demokratëve është që të qëndrojnë qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.
‘Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.’- shkruan Bardhi.

Loading...