Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.
Mësohet se Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë duke vendosur që Kollçakut t’i paguhet rroga, por jo të rikthehet në detyrë.
Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi, ndërsa përmes padisë në Administrative kërkoi ruajtjen e statusit, pagesën dhe rikthimin në detyrë.
Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka.
Loading...