Basha: 7 vite dështim, durimit i ka ardhur fundi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për të dhënat e publikuara nga Eurostat, ku Shqipëria rezulton e treta në Evropë për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Në një postim jë rrjetet sociale, Basha shkruan se gjatë 7 viteve të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Kryedemokrati premton se do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin.
“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”, shkruan Basha.

Loading...