Basha: ‘7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas disa orësh protestë të dhunshme në të gjithë kryeqytetin e Shqipërinë.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se askush nuk e beson më Ramën, pas 7 vitesh dhunë e rrënime.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!”- shkruan Basha.
Sot ishte dita e dytë e protestës masive në Shqipëri.

Loading...