Basha vijon të këmbëngulë për të larguar Ramën nga pushtetit, ndërsa LSI është tërhequr nga kjo thirrje duke kërkuar vetë, 13 tetorin si data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të dekretuar nga Meta.
“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lemë trashëgim fëmijëve!
Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk” është ftesa e liderit të opozitës në një videomesazh.
“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim
Padrejtësisë, do t’i përgjigjemi me qendresë!
Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve.
Ne treguam se jemi më të fortë se e keqja.
Ne duam një të ardhme me mundësi për të gjithë
Bashkë për të ardhmen!
Bashkë për Shqipërinë!”- janë mesazhet në videon e shpërndarë nga lideri i opozitës Lulzim Basha.