Basha: Bashkëshortja ime e ka kaluar Covid-19, por prindërit janë…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një komunikimi që ka pasur me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, ka thënë se bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-in.

Basha është shprehur se përveç Aurelës, askush tjetër në familje nuk është infektuar nga Covid.
“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja.

Por e dimë që shumë njerëz po vuuajnë, edhe sot që po flasim shifrat ishin shumë të larta, dje po kështu.

Jemi në një situatë shumë të vështirë. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten e tyre dhe sidomos për prindërit”, tha Basha.

Loading...