Basha bën thirrje qeverisë: Të shpërblehen punonjësit e policisë në krye të detyrës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështet kërkesën e Sindikatës së Policisë për të shpërblyer financiarisht punonjësit e policisë që ndodhen në krye të detyrës gjatë periudhës së pandemisë.

Pas personelit shëndetësor, lideri demokrat shkruan në “Facebook” se uniformat blu janë ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut, ndërsa iu kërkon gjithashtu qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për policët.

“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë. Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë.

Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut.

Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje”, shkruan Basha.

Loading...