Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se bëri një gol nga një distancë shumë të largët.
Kjo e fundit tha se:
“Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një distancë shumë të largët. E bëri gjithë opozita. Unë them që këtu ka humbur ai që donte të mbushte kutitë siç i mbushi më 30 qershor”.
Kryemadhi u pyet gjithashtu për LSI, nëse do të ishte e përfshirë brenda listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, ajo tha se partia që drejton nuk fut lugën në pjatat e të tjerëve.
“LSI asnjëherë nuk e fut lugën tek pjata e tjetrit dhe sidomos në situatën ku jemi. LSI ka angazhimin e shumë të rinjve dhe të rejave. LSI ka qenë gjithmonë e qëndrueshme me elektoratin e saj”.
Loading...