Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi janë bashkuar me protestuesit dhe pasi kane mberritur te kryeministria për të zhvilluar atë që e kanë quajtur protesta më e madhe që do të bëjë të mundur rrëzimin e kryeministrit Rama.
Mijëra mbështetes të PD dhe LSI nga Tirana dhe rrethet I janë bashkuar thirrjes së drejtuesve te këtyre partive për të mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër kësaj qeverie që ata e quajnë kriminale.
Pasi mberriten para kryeministrise, Basha, Kryemadhi dhe protestuesit nisen nje marshim duke ecur ne kembe ne krah te godines qeveritare me pas duke dale tek Piramida nga pjesa e pasme dhe kane vazhduar levizjen ne forme rrethore duke dale serish ne Bulevard me nje rrethim simbolik te zyres se Edi Rames.
Protestuesit mbanin në duar flamuj të PD-LSI por edhe flamurin kombëtar.
Nuk mungonin gjithashtu edhe parrulla të shumta kundër Ramës.
Afer “Piramides” Basha u takua edhe me lideri historik te PD, Berisha duke vijuar marshimin drejt kryeministrise.
“Beteja që kemi nisur është pa kthim. Kjo betejë do të përfundojë me largimin e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa”