Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dënuar dhunën e policisë ndaj një adoleshenti në kryeqytet.
Sipas Bashës, Edi Rama është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë.
“Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë” shkruan Basha.
Por si ka ndodhur ngjarja? Efektivët e policisë i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai nuk ka pranuar.
Në momentin e shoqërimit ai ka sharë dhe ofenduar efektivët, të cilët e kanë qëlluar disa herë me shpulla adoleshentin, i cili bëri rezistencë, por pas dërgimit në komisariat është liruar.
Shërbimi i Brendshëm ka nisur hetimin për sjelljen e policëve.