Basha – Dorëzojmë mandatet, beteja do vijojë

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se sot është dita e rrugëtimit europian ku opozita do të djegë zyrtarisht mandate për të mos pasur më, sipas tij, një parlament fasadë.

Basha iu bashkua qytetarëve të grumbulluar para Kuvendit, në protestën e thirrur nga opozita. Qytetarët u bashkuan nga disa drejtime ndërsa rreth orës 10.42 aty u bashkuan edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarët e partive aleate.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se sot është dita e parë e betejës për të mos pasur një parlament fasadë.

“Sot bëjmë realitet djegien e mandateve. T’i bindemi urdhrit të sovranit për të mos qenë fasadë e një kuvendi të kapur nga krimi. Beteja do vijojë derisa të kthehet legjitimiteti. Dita e sotme, është ditë shprese”, tha ai.

Pas tij, qytetarëve iu drejtuan deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se kjo betejë e re nisi me të gjithë shqiptarët për të larguar përfundimisht këtë shtet.

“Sot fermerët mësuesit, pensionistët janë bashkë për të shporrur këtë qeveri”, tha Tabaku”, tha ajo.

Edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi dorëzoi simbolikisht mandatin para qytetarëve së bashku me kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehu.

“Do të kthehemi në sallën e Kuvendit por me burra të tjerë”, tha Shehi.

“Sot i dhamë fund këtij parlamenti”, tha në fjalën e tij deputeti Agron Shehaj./atsh/

Loading...