Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Kamëz në kuadër të takimeve me qytetarët për të marrë pjesë në protestën e ditës së nesërme e cila do të zhvillohet në orën 18:30 para kryeministrisë si edhe për të pranuar anëtarësimet e reja të të rinjve në PD.
Ai deklaroi se beteja e opozitës për liri dhe demokraci është historike dhe vendimtare për vendin duke shtuar se Kamza do të jetë përkrah Partisë Demokratike për të mundësuar fundin e afërt të qeverisë Rama.
“Dera e Europës vijon të jetë e mbyllur prej Edi Ramës, në këtë beteje me përmasa epike ballë të të cilës jeni ju do të jetë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Orët e arrogancës dhe shtypjes po numërohen mbrapsht. Shërbimet shtetërore minimale janë në kolaps, qindra familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike u është hequr.
Nuk jemi më një bastion demokratik, e gjithë Shqipëria është me ne. Gjysma e punës u krye, Shqipëria do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklatoi ndër të tjera Basha nga Kamza.