Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur takimin e tij të radhës me qytetarët e Fierit nga ku është pritur me pjesmarrjen e shumë qytetarëve dhge përkrahësve të tij ku të ekzaltuar e kanë pritur kryedemokratin me thirrjet “Rama Ik” dhe “Nuk ka zgjedhje pa PD”.
“E gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë, ne nuk luftojmë për karrigen e pushtetit por për drejtësinë ndaj shqiptarëve, për votën e lirë, për padrejtësinë e zuzarëve dhe kusarëve, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën por të varrosim njëherë e mirë sistemin e ngritur prej tij, luftojmë ti japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën integrimit. Ditën e sotme për të tretën herë radhazi, KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Ne kemi luftuar çdo ditë për këtë që të kontrollohet korrupsioni, për ndarjen e balancimin e pushteteve, dhe ne e dëshirojmë hapjen e negociatave. Por nga ana tjetër ka 3 herë radhazi që nuk bëhet e mundur hapja e tyre sepse ka raporte të shërbimeve të turë secrete për krimin e organizuar me qeverinë, për korrupsionin, për vjedhjet me tenderat. Sot, Edi Rama duhej t’ju kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë kur hapi shampanjën për hapjen enegociatave”, tha Basha.