Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme për shtyp ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë Edi Rama i cili sipas kreut të PD nuk e do integrimin e Shqipërisë pasi do të përgjigjet për aferat e tij korruptive dhe lidhjet me krimin.
“Edi Rama është mëse i kënaqur me situatën aktuale. Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e negociatave.
Ai e ka tmerr dhe frikë hapjen e kapitujve 23-24, të cilët do të shtrojnë pikëpyetjen që është në mendjen dhe gojën e çdo shqiptari, pavarësisht prej shkollimit dhe informacionit, që çfarë u bë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, çfarë u bë me dosjen e “Xibrakës”, “339”, kush i mbron Arben Ahmetajn, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin me shokë të të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar duke pastruar paratë me “Toyota Yaris”, duke devijuar lumenj për pastirm parash, duke grabitur paratë e shqiptarëve që nuk kanë bukë të hanë për të ndërtuar inceneratorë, që ndosin ajrin dhe punojnë me 30% të kapaciteve, pse nuk po dënohen, pse nuk shkojnë para drejtësisë? Edi Rama e ka jetike mos hapjen e negociatave”.
“Qëllimi i tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershor e cila ka të njejtën vlerë sikur unë të shpallja datën 7 korrik datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Edi Rama e ka jetike moshapjen e negociatave.
Qëllimi I tij është ta devijojë gjithë debatin politik në diçka pa pikë vlere, datën 30 qershior, e cila ka të njëjtën vlerë, njësoj sikur unë të shpallja datën 7 korrik, si datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Në këto momente të vështira për vendin, ju ftoj ta shohim të vërtetën siç është, ta përbuzim datën e propagandës dhe të mos sillemi si foshnjet që u tërhiqet vëmendja me një rake take, si kjo që po zhvillon Rama për të tërhequr vemendjen tuaj”.