Basha: “Edi Rama na propozon kapitullimin.Na propozon që më 30 qershor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso”

Basha është shprehur se Rama ka propozuar kapitullimin, ndërkohë që Dakon po e përpin vorbulla e hekurave dhe përballja me drjetësinë.

Gjithashtu tha se Rama është duke i kërkuar shqiptarëve që në këto zgjedhje të bëjnë sehirë ndërkohë që ky i fundit bënë grush shteti.

“Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave. Na propozon Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta do jenë para togave të zeza.”, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Edi Rama na propozon kapitullimin.

Na propozon që më 30 qërshor të bëjmë sehir kur ai bën grusht shteti me zgjedhje falso.

Kur 1.4 milion shqiptarë janë me karta të skaduara. Që janë 1.4 milion karta të falsifikuara.

Ku serveri i gjendjes civile ka rënë.

Kur regjistri i adresave është bërë lëmsh

Na propozon zgjedhje ku nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë, ku në fakt dekriminalizimi duhet ti çonte përpara drejtësisë.

Na propozon zgjedhje në Durrës me një një asistente hajdute si kryetare bashkie tani që Vangjush Dako po e përpin vorbulla e hekurave.

E gënjen mendja se do ti shpëtojë drejtësisë duke bërë paktin me Ramën dhe duke mbetur në këmbë.

Jo, Vangjush Dako, jo, Rama të gënjen.

Fundi yt është pas hekurave për atë që ke bërë për Durrësin dhe Durrësin

Na propozon Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve kur këta do jenë para togave të zeza.

Keni rënë squk prej 24 orësh, kur ju denoncova se si keni kërcënuar 4 komisionerë të KQZ-së që i thoni që të mos regjistrojnë opozitën.

Gjithccka është në tabulatet e ndërkombëtarëve.

Loading...