Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, nga takimi me qytetarë dhe të rinjtë e Partisë Demokratike ndërsa shpërdau kartat e anëtarsimit tha se:
‘Mirëse ju gjej vëllezër dhe motra të Lezhës, anëtarë të aktivit, veteranë të luftës për demokraci.
Ju falenderoj nga zemra në këtë ditë shumë të bukur në Lezhë.
Ditën kur radhët e aktivit të Lezhës shtohen me 150 anëtarë të rinj.
Kjo është një ngjarje e shënuar për demokratët e Lezhës, por edhe për gjithë shqiptarët, por edhe për mua si kryetar i Opozitës të koalicionit të bashkuar, jo veëm por shtimin e radhës, me dritën e syrit të kombit tonë, por se është një tjetër dëshmi e besimit, e bashkimit me Partinë Demokratike dhe rreth Partisë Demokratike.
Ndaj dua të falënderoj edhe djemtë e Partisë Demokratike për pritjen e jashtëzakonshme që me bënë jashtë qytetit, me optimizmin për ti shkuar deri në fund fitores sonë që po i kthen kurajon çdo qytetari, për ti kthyer të ardhmen qytetit të Lezhës dhe gjithë Shqipërisë.
Beteja kryesore e Edi Ramës ishte të shkatërronte sipërmarrjen e punësimit dhe ta zëvendësonte me atë të plantacioneve rë drogës, ndërkohë që kapi drejtësinë për të goditur kundërshtarin, ndërkohë që edhe në kto çaste me propagandë të shfrenuar po kërkon ti mbushë mendjen shqipatrëve se gjithçka është në rregull.
I ka ikur truni komplet. Pse i ka ik truni
Sepse nuk po i funksionon instrumenti kryesor që ka marrë pushtetin.
Që është shkurajimi i njerëzve, për tu thënë njerëzve se nuk ka më të mirë në këtë vend dhe se këtu është gjithçka është në rregull, ku i fton në spektakle bajate dhe ta shtyjë sa ta shtyjë
Basti i tij ka qene shkurajimi i njerëzve.
Studentët janë ngelës, shqiptarët janë dembelë, supërmarrësit janë njerëz që nuk meritojnë të dëgjohen.
Shkurajimi ka qenë formula e Edi Ramës, e bashkëpunimit me krimin, për të kapur drejtësinë, median dhe gjithçka tjetër.
Por ky bast humbi. Plot 11 javë më parë, ne u ngritëm për ti dhënë fund paligjshmërisë, për ti dhënë fund tiranit, me drejtësi false, me ekonomi false. Kjo ëndërr e Edi Ramës u thërrmia me protestën e 16 shkurtit, me djegien e mandateve, duke e zhveshur atë nga vota e pastër e demokratëve shqiptarë.
Në dy vjet luftë parlamentare ne përdorëm çdo instrument që do të vërtentonte se si Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun, u bënë bashkë më ndërrrmarrjen më kriminale në Ballkan.
Ata instaluan bandat nga Bajrat e Shkodreës deri te Shullazët e Tiranës, duke instaluar një parlament të krimit.
Sot janë autoët e përjashtimit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian, që kanë përjashtuar 360 mijë familje fermere për tu përballur me tekat e motit duke zhdukur subvencionet duke ia dorëzuar të gjithë industrinë ushqimore një grupi oligarkësh, vetëm ti për ti dhënë padronit të tyre pjesën e tij. “