Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një.
Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve.
S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime’,- shprehet Basha.
Zoti Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm ‘hedhje hi syve’ të qytetarëve.
Loading...