Basha fton kryeministrin Rama në debat: ‘E pres që nesër, kur të dojë, deri me 25 Prill’

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar në debat kryeministrin Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme ai u shpreh në Syri Tv se nga nesër dhe deri në datë 25 prill, kur do të jetë dita e gjykimit nga zgjedhësit është gati që të përballet me Edi Ramën në debat.
“Prej 2006 e kam ftuar z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat” tha ai.

Loading...