Basha: “Fundi i Ramës dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar referuar deklaratave të kryeministrit gjatë takimeve të tij elektorale për burg për këdo që prish zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha paralajmëron kryeministrin Rama se opozita nuk iu trembet kërcënimeve të tij me burgosje, duke shtuar se fundi i tij është i pashmangshëm.

Postimi i plotë:

Edi Rama ka javë që bredh nëpër Shqipëri duke ngjallur panik e duke kërcënuar sa me djegie të vendit dhe sa me burgosje të të gjithë opozitës. Kam një lajm të keq për të: Shqipëria nuk do digjet dhe opozita nuk trembet.

Këto muaj e fundit Rama ka ndaluar dhe arrestuar qindra qytetarë dhe opozitarë, së fundi drejtuesit e PD së Elbasanit dhe Librazhdit, dhe të gjithë e kanë parë se askush nuk trembet nga kërcënimet dhe veprimet e tij perverse.

Këtë shqiptarët po ja provojnë atij përditë kudo nëpër Shqipëri, të cilën ai tani e viziton nën mbrojtjen e qindra forcave policore, sikur të jetë duke ecur përmes një territori armik dhe jo vendit të tij.

Fundi i tij dhe i veglave të tij qorre në kuvend, qeveri, polici, prokurori është i pashmangshëm!

Ai e di këtë, prandaj është shpërfytyruar dhe po bën atë që bëjnë kriminelët kur rrethohen: po kërcënon se do të shpërthejë bombën e do t’i hedhë të gjithë në erë.

Dua t’u them të gjithë bashkëqytetarëve të mi se duhet të jenë të sigurtë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë: Edi Rama do të ikë dhe të vetmit që do të marrë me vete do të jenë mercenarët e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21qershor

Loading...