Basha: Gara në PD tregon vlerë, demokratët më 13 qershor do të dalin më të bashkuar seç janë

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike këtë të mërkurë në kuadër të nismës së tij për të takuar qytetarët pas humbjes së zgjedhjeve të vjedhura siç i quan ai.

Basha në fjalën e tij ka komentuar dhe zgjedhjet brenda partisë me 13 qershor, ku ka theksuar se gara dëshmon se PD-ja është garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e qytetarëve.
“Kjo garë brenda partisë është një momenti mirëpritur dhe që fakton se ne jemi një parti e hapur e bazuar në vlera, një parti evropiane, e qytetarisë dhe e bazuar në garë. Ajo që kjo garë dëshmon është se demokratët e kanë mirëpritur hapjen, siç janë dhe shumë kandidatë. Hapi i parë i kësaj beteje është 13 qershori, që do u tregojë jo vetëm demokratëve por të gjithëve se ne mbetemi garancia për ta çuar deri në fund aspiratën e tyre. Unë do të jem përjetësisht mirënjohës dhe do të luftoj në çdo lloj pozite që jam për të mbrojtur kontributin e çdo pogradecari. Unë e dua PD të fortë, të pandarë dhe të bashkuar, madje ky është dhe qëllimi i demokratëve që të dalim më të bashkuar seç po futemi. Vetëm kështu mund të bëjmë të mundur fillimin e betejës me regjimin, që bëri gjithçka për të ndaluar ndryshimin”, ka thënë Basha.

Loading...