Në një postim në rrjetet sociale Basha denoncoi sërish atë që e quan “grabitje e pronës publike dhe për të ndërtuar kulla mbi 20 kate”.
“Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako.
Kush mendon se ata janë dy e jo një e meriton talljen dhe përdhosjen si kjo që ju bën aktorëve teatërprishës!
Tallja dhe përdhosja e tyre ka vetëm një qëllim: të fshehë aferën e hajdutit psiqik, 6 kulla 200 milion euro me një nga grupet më të rrezikshme shqiptaro-kolumbiano-spanjolle të drogës!”- shkruan Basha.
Loading...