Basha i bashkohet manifestimit: ‘Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar’

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar manifestimit të Metës si qytetar dhe thotë se duhet zgjidhur menjëherë kriza politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

”Mesazhi im është një falenderim nga zemra për qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën. E vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria minohet kur Kushtetuta shkelet.

Kushetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Duhet zgjidhur menjëherë kriza dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.

Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar. Unë kam dalë për të dhënë mesazhin që ky është një tubim qytetar, dhe është një bashkim qytetarësh. ”’- tha Basha.

Loading...