Basha i përgjigjet Ramës: Me ty Shqipëria ka ngecur në vend, më 25 prill do të humbësh

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur kritikës së kryeministrit Edi Rama, i cili më herët u shpreh se Basha së bashku me analistin Andi Bushati po kërkojnë të shfrytëzojnë fatkeqësinë natyrore, për të dalë mirë në sytë e shqiptarëve.

Si kundërpërgjigje, Basha i tha kryeministrit se Shqipëria ka ngecur në vend gjatë qeverisjes së këtij të fundit. Ai shtoi se me 25 prill Shqipëria fiton, ndërsa Rama do të humbë, dukë ndarë gjithashtu një video nga vështirësitë e qytetarëve teksa moti i keq ka pushtuar vendin.
“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!” u shpreh Basha.

Loading...