Basha i përgjigjet Ramës: Në gropën e zezë ku je futur s’do marrësh Shqipërinë

Vijojnë replikat mes Ramës dhe Bashës për çështjen e inceneratorëve.

Këtë herë kreu i PD-së, Lulzim Basha në Twitter shkruan se Rama ka mbyllur PS në një vendgrumbullim plehrash për të mbrojtur korrupsionin.

“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë.

Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!’- shkruan kreu i PD në Twitter.

Loading...