Basha: “Jam këtu me ju ti prij një beteje vendimtare për ti kthyer lirinë Shqipërisë.”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me qytetarët e Kavajës.

Gjatë fjalës së tij ai ftoi të gjithë qytetarët e kavajas dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që ti bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar bandat në pushtet dhe për ti dhënë sërish shpresë ëndrrës për një Shqipëri si gjithë Europa.
“Edhe sot pata mundësinë të shkëmbej me disa bashkëqytetarët tuaj mendime mbi gjendjen tuaj ekonomike, pata mundësinë të shoh hallet që rëndojnë mbi ju. Takova punonjës dhe rponarë të cilët kishin dalë në punë që në 2 të mëngjesit dhe s’kishin bërë më shumë se 2 mijë lekë të reja.

Pashë dyqane mishi të cilët nuk kishin shitur asgjë, një tjetër më tha që kishte shitur vetëm 5 kafe, takova nëna të cilave ju dridhej buza pasi ihsin larguar pa asnjë lloj arsye nga puna.

Gjeta një Kavajë të zhytyr në krim ekonomik. Takova njerëz të cilët më thanë se është rritur kostoja e jetesës për shkak të rritjes së taksave. Sot këta njerëz janë të rrethuar nga një bandë kriminelësh të cilët nuk kanë asgjë për shqiptarët përveç arrogancës, dhe mashtrimit të dalë boje që ka emrin Edi Rama.

Vij sot këtu me një mesazh të qartë për ju, mesazhin e vendosmërisë time si kreu i PD dhe opozitës që sëbashku me ju ti prij një beteje vendimtare për ti kthyer lirinë Shqipërisë. Tash 2 vite që ka marrë tepsinë për vete është shfaqur fytyra e vërtetë e tradhtarit më të madh të interesave të shqiptarëve, sepse Edi Rama nuk erdhi me besimin e shqiptarëve por me aleancën më të urryer midis një gushti kriminelësh dhe një grushti të babëziturish që janë grabiqarë.

Njerëz që kanë ngritur pasurinë e tyre mbi fatkeqësinë e një populli të tërë me vulën dhe firmën e Edi Ramës. Premtoi ulje taksash për 97 për qind të shqiptarëve, sot 97 për qind e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, energji, shëndetësi. Shkatërroi bujqësinë, asnjë cent subvencion.

Në këtë gjendje ku ndodhemi sot, sytë e të gjithë shqiptarëve janë drejtuar nga Kavaja, kam ardhur tu them sot që të bëjmë një rrethim tjetër në 16 shkurt. Të rrethojmë tradhtinë dhe hajdutërinë, ti tregojmë shqiptarëve dhe Europës se Edi Rama ka rënë dhe të largohet një orë e më parë.

Një popull që nuk proteston, rrezikon të mbytet nga vesi. Koha kërkon një zgjim të madh të ndërgjegjes kombëtare. Jam sot tu jap fjalën para jush se nuk do të resht me mish e me shpirt që ëndrra për të cilën ky qytet u ngrit të jetë e plotë, dhe demokracia europiane të jetë realitet. Për këtë detyra jonë e parë dhe akti ynë i parë do të jetë ndarja e politikës nga krimi. Le ta nisim në 16 Shkurt pastrimin e polikës nga krimi. Më 16 shkurt duhet të jemi të gjithë bashkë për të zgjidhur kontratën me bandën që na qeveris”, deklaroi Basha.

Gjithashtu kreu i PD, ka prezantuar edhe programin e PD-së për të rikthyer normalitetin në vend.

Loading...