Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se po lufton kundër një grupi njerëzish që bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre.
“T’I japim fund së bashku tranzicionin shqiptar. Na ndajnë vetëm 31 ditë. Shqipëria ka nevojë për punë dhe ndryshim rrënjësor. Ka qenë kryelartë në shekujt, sot këtu si përgjigje për dorën që zhvat kombin.
U bënë më shumë se një vit që filluam këtë marshim për të ndryshuar vendin tonë. Sepse po shkulim nga damarët e tokës tonë një kastë, po luftojmë kundër një grushti njerëzish që bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget.”-tha Basha.
Loading...