Basha: “Ju bëj thirrje të ngriheni dhe të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhurat tuaja, për të ardhmen tuaj dhe fëmijët tuaj”

Nga Unaza e Re, ku rezistenca e banorëve të Astirit është shndërruar në simbol të protesës, kreu i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të dalin masivisht në protestën e 16 shkurtit për të shtrirë përdhe, siç tha ai, këtë qeverisje të korruptuar dhe të inkriminuar.

Basha: Ju bëj thirrje të ngriheni dhe të protestoni për xhepat tuaj, për të ardhurat tuaja, për të ardhmen tuaj dhe fëmijët tuaj.

Bashkohuni masivisht me 16 shkurt.
Këtij mali të abuzimit, të korrupsionit, këtij mali të vjedhjes , nëpërkëmbjes, poshtërimit dhe arrogancës, ti japim një grusht mu në zemër pushtetit korruptiv të Edi Ramës dhe ta shtrijmë përdhe.

Ju keni të drejtën, ju keni forcën dhe kurajon, jepini dorën dhe besën njëri-tjetrit t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, me 16 shkurt të gjithë së bashku dhe të ndalim qeverinë më të korruptuar dhe inkriminuar në 29 vite pluralizëm.

Të ndalim këtë bandë hajdutësh. Nuk ka forcë tjetër që mund ta ndalë përveç qytetarëve të bashkuar. Nuk ka shembull më inkurajues sesa ky i Unazës së Re.

Nga ky shesh i qëndresës sot në këtë ditë të 89 i bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës të jemi bashkë si një familje e madhe dhe të marrim fatin tonë, fatin e familjeve tona, fatin e qytetit tonë në duart tona me 16 shkurt.

Loading...