Basha: Kam të afërm të rrethit familjar tek Infektivi, mungesa e testimeve ka sjellë shpërhapjen

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se ka të afërm të rrethit familjar të shtruar tek Infektivi dhe Sanatoriumi.

Ai thotë se një i afërm i tij është i shtruar tek COVID-1, dhe një tjetër tek COVID-2 teksa zbulon një bisedë me një bashkëpuntor që i ka denoncuar se si familjarëve nuk të të shtruarve nuk u bëhen tamponët.
Basha shton se ka që në mars që i thotë Ramës të shtojë testimet pasi mungesa e tyre ka sjellë shpërhapjen e COVID-19 në Shqipëri.

”Këto janë shifrat që raportohen, por jo ato reale. Unë kam të afërm të rrethit familjar, një te Infektivi dhe një te Sanatroiumi të afërm familjarë. Po flisja me një nga bashkëpuntorët, që i ka ndërruar jetë një i afërm vetëm tre ditë pasi u shtrua, dhe ka dy familjarët pa tampon. I është dashur rreth 4-5 orë për të negociuar. Kam që në mars që i them shto testimet, dhe i them atë që i thotë OBSH. Krijon një ide me pak testime duke mbajtur në nivele të ulëta infektimet në Shqipëri, por s’gënjen dot për shumë gjatë.

Duhet të rriten testimet. E pafalshme që një familjar të rezultojë pozitiv dhe mos u bëhet tamponi familjarëve të tjerë. Mungesa e testimeve ka sjellë këtë shpërhapje. ”- tha Basha.

Loading...