Basha: “Këta janë politikanët që do i arrestojë Qeveria tranzitore”

Një ditë pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, Lulzim Basha ka pritur mëngjesin e sotëm në një takim kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani.

Vendimi përfundimtar i mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Pas takimit me Nishanin, Basha u shpreh për mediat se “integrimin e vendit drejt BE e pengon një qeveri e lidhur me krimin”. “Duam të përshpejtojmë procesin e integrimit.

Nuk ka lëvizje më prop Europës dhe më pro integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur opozita”.

Kreu demokrat përsëriti se zgjidhje për situatën mbetet formimi i një qeverie tranzitore, e cila sipas tij do arrestojë politikanët që kanë blerë votat.

Basha foli edhe me emra për politikanët që sipas tij do përfundojnë pas hekurave për blerjen e votave.

“Nuk do ketë më Parlament, ata mund të mblidhen, mund të marrin vendime për shqiptarët, por shqiptarët do t’iu përgjigjen. Qeveria tranzitore do ketë detyrë parësore të arrestojë politikanët e kapur me vjedhje votash, si Vangjush Dakon.

Një nga arsyet e shkarkimit të Fatmir Xhafajt ishte se tentoi të arrestojë Vangjush Dakoin. Damian Gjiknuri është kapur duke vjedhur vota me Imer Lalën në Dibër.

Taulant Balla duhet të shkojë në burg për berjen e votave. Në burg i çon drejtësia, por qeveria nuk duhet ta pengojë atë”.

Loading...